RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Araghchi vlerëson bisedimet me Kinën dhe mbështet planin e Xi për paqe

araghchi-vlereson-bisedimet-me-kinen-dhe-mbeshtet-planin-e-xi-per-paqe

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i ka cilësuar si “të suksesshme” konsultimet me zyrtarët kinezë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik që Teherani ka ndërtuar me Pekinin.

“Vendimet e sotme do të përcaktojnë të ardhmen e ekuilibrit strategjik në rajon, me pasoja të pallogaritshme”, shkroi Araghchi në një postim në rrjetin social X.

Ai shprehu gjithashtu mbështetjen për katër parimet e propozuara nga presidenti kinez Xi Jinping për paqen në rajon, duke i cilësuar ato si “kyçe”.

Propozimi i Xi përfshin bashkëjetesën paqësore mes vendeve fqinje, respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe ruajtjen e një ekuilibri mes sigurisë dhe zhvillimit ekonomik. /mesazhi

Related posts

Plagosen dy persona në veri

admin

Trump bën shaka se Venezuela mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

admin

Trump dhe Harris shtrënguan duart për herë të parë/ Çfarë duhet të dini për debatin presidencial! Ish-presidenti e sulmoi për emigracionin! Kandidatja demokrate: I paaftë në detyrë

admin