RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në vendkalimet kufitare me Serbinë

ardhja-e-mergimtareve-ne-kosove,-kjo-eshte-gjendja-ne-vendkalimet-kufitare-me-serbine

Në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë edhe në mbrëmjen e së shtunë (sonte) ka kolona dhe pritje të gjatë të bashkatdhetarëve tanë, që po vijnë nga vendet e Evropës Perëndimore.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 20:20) njofton se kolona të automjeteve dhe pritje më të gjata ka në vendkalimet kufitare me Serbinë te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe Jarinjë.

Në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë po pritet deri në një orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve është 1.8km.

Ndërsa, në vendkalimin kufitar në Muçibabë bashkatdhetarët po presin pothuaj dy orë, kurse kolona e automjeteve në anës serbe të kufirit është afër një kilometër. Edhe në vendkalimin kufitar në Jarinjë ka pritje deri në një orë, kurse në Meradr nuk pritet më tepër se 30 minuta për të hyrë në Kosovë.

Related posts

Numri i palestinezëve të vrarë në luftën në Gaza arrin në 34,454

rezart morina

Mbi 4 mijë aksidente në tre muajt e fundit, 23 persona humbën jetën

admin

Mbi 43,000 të zhvendosur në Libi pas përmbytjeve vdekjeprurëse

admin