RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia me aksion në Leposaviq, sekuestron mallra të kontrabanduara në një market

policia-me-aksion-ne-leposaviq,-sekuestron-mallra-te-kontrabanduara-ne-nje-market

Policia e Kosovës ka vazhduar operacionin e datës 21 dhjetor 2023 në Leposaviq, nën dyshimin për “tregti të ndaluar” dhe “shmangie nga tarifat doganore”.

Në njoftimin e policisë bëhet editur se janë sekuestruar mallra ushqimore nga depo e një marketi.

“Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe ne bashkëpunim me Njësitin Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës, sot me date 23.12.2023 kenë vazhduar operacionin që kishte filluar me 21.12.2023 në Leposaviq. Operacioni policor zhvillohet nën dyshimin se janë kryer veprat penale “Tregti e ndaluar ” dhe ,,Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

“Gjatë kontrollit në depon e një marketi, pronë e të dyshuarës G.T., (viti i lindjes 1968, femër kosovare), janë gjetur dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës mallra ushqimor, kryesisht pije jo alkoolike dhe gjëra tjera ushqimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti do të trajtohet në koordinim me organet e drejtësisë dhe Doganën e Kosovës.

Related posts

Nga marsi hapet sistemi për viza pune në Itali, mund të aplikojnë edhe qytetarët nga Kosova

admin

Policia bën apel për kujdes në trafik pas reshjeve të borës

admin

Rama takon Macron, diskutim mbi rajonin në sfondin e konfliktit në Ukrainë

admin