Në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, u mbajt protestë në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin e Palestinës”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me thirrjen e organizatave sociale palestineze dhe të grupeve të majta, rreth 100 persona u mblodhën në afërsi të ambasadës izraelite në qendër të Buenos Airesit.
Protestuesit hodhën slogane kundër Izraelit dhe theksuan se janë në solidarizim me popullin e Palestinës.
Në protestë, u përkujtuan palestinezët e vrarë nga ushtarët izraelitë dhe u tërhoq vëmendja mbi padrejtësinë e ndarjes së ujit mes Izraelit dhe Palestinës.
Në protestën ku u kundërshtua që qeveria argjentinase të punojë me kompanitë izraelite, protestuesit e cilësuan Izraelin si “shtet sionist, fashist” ndërsa sulmet kundër popullit palestinez si “gjenocid”.
Në protestë mori pjesë edhe deputeti i majtë, Juan Carlos Giordano.
Me një vendim të marrë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB), 29 nëntori që nga viti 1978 e deri më sot festohet si Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit me Popullin e Palestinës.