RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Argjentinë, mbahet protestë në mbështetje të Palestinës

argjentine,-mbahet-proteste-ne-mbeshtetje-te-palestines

Në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, u mbajt protestë në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin e Palestinës”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me thirrjen e organizatave sociale palestineze dhe të grupeve të majta, rreth 100 persona u mblodhën në afërsi të ambasadës izraelite në qendër të Buenos Airesit.

Protestuesit hodhën slogane kundër Izraelit dhe theksuan se janë në solidarizim me popullin e Palestinës.

Në protestë, u përkujtuan palestinezët e vrarë nga ushtarët izraelitë dhe u tërhoq vëmendja mbi padrejtësinë e ndarjes së ujit mes Izraelit dhe Palestinës.

Në protestën ku u kundërshtua që qeveria argjentinase të punojë me kompanitë izraelite, protestuesit e cilësuan Izraelin si “shtet sionist, fashist” ndërsa sulmet kundër popullit palestinez si “gjenocid”.

Në protestë mori pjesë edhe deputeti i majtë, Juan Carlos Giordano.

Me një vendim të marrë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB), 29 nëntori që nga viti 1978 e deri më sot festohet si Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit me Popullin e Palestinës.

Related posts

Ligjvënësi iranian: Do të kapim ushtarët amerikanë nëse guxojnë të zbarkojnë në ishullin Kharg

Kushtrim Guraj

Videoja emocionuese, qeni prej ditësh pret ta nxjerrin pronarin nga rrënojat në Turqi

admin

Hamasi mesazh ushtrisë izraelite pasi gjeti një tunel në Gaza: “Erdhët vonë, misioni është kryer”

admin