RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Arifi me akuza për Kurtin: Po i përçan shqiptarët në Luginë

​arifi-me-akuza-per-kurtin:-po-i-percan-shqiptaret-ne-lugine

Në fshatin Tërnavë të Preshevës ka votuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili mbështet listën “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”. Ai deklaroi se numër i vogël i qytetarëve kanë votuar deri më tani për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Arifi tha se kjo ndodhë për shkak të përçarjes së shqiptarëve dhe garimit në dy lista të ndara.

Ai tha se kjo ndodhë për shkak të përçarjes së shqiptarëve dhe garimit në dy lista të ndara.

“Është fatkeqësi. Kanë kaluar tani mbi tri orë që janë hapur vendvotimet edhe ajo të cilën edhe e kam paralajmëruar edhe më herët, që shqiptarët qysh në 2022 kanë bojkotuar (zgjedhjet), sepse kemi qenë të përçarë. Po duket qe sivjet edhe një herë më shumë po duket që po e bojkotojnë përçarjen tonë të cilën e kemi me dy lista në zgjedhje. Është një fatkeqësi siç po e shihni dhe ju vet, nuk ka kurrfarë grumbullimi, kështu është edhe në 38 vendvotimet tjera”, deklaroi Arifi.

Pas votimit, Arifi shtoi se bojkoti nga qytetarët është faturë ndaj lidershipit shqiptarë. Sipas tij, ka ardhur fundi i politikave egocentrike në Luginë të Preshevës.

“Përçarja qe dy vjet që po ndodh në Luginë të Preshevës, kjo me mbështetje të fortë të kryeministrit Albin Kurti, sepse nuk është përçarje që ne e kemi dashur, por është përçarje që na e ka sjellë Kurti. Pra, nuk është diçka që ne e kemi kërkuar që me njëri-tjetrin të bëjmë. Sepse më 2020 e patëm listën e unifikuar, aty kemi mundur të bashkohemi. Në dy vitet e fundit përçarja ka ndodhur fuqimisht e mbështetur edhe nga Kurti. Dhe sot ia japim faturën edhe Kurtit”, shtoi ai.

Bartësi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nuk shprehet optimist se do të ketë përfaqësues shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

“Atmosfera është shumë e dobët për të dërguar një deputet atje, sepse nuk ka faj votuesi, e kemi fajin ne, po e shti edhe vetën, edhe pse kam dhënë gjithçka për t’u unifikuar, por është një politikë egocentrike, e cila mbështetet nga Kurti tash e dy vjet dhe sot është rezultati. Ju thoni 10 mijë apo 11 mijë, por unë them edhe varësisht daljes në tërë Serbinë, ndoshta mund të jetë numri edhe më i lartë për të dërguar një deputet në parlament, kështu që kjo duket shumë e pa arritur”, përfundoi kryetari i Preshevës.

Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista.

Këto janë zgjedhjet e katërta të jashtëzakonshme që nga ardhja në pushtet të Partisë Progresive Serbe në vitin 2012

Related posts

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: Izraeli godet ambulancat dhe bllokon qasjen tek të plagosurit

admin6

Gati 70% e popullsisë siriane kishte nevojë për ndihmë humanitare përpara tërmetit

admin

Zgjedhjet e përgjithshme/ PDK pritet të prezantojë sot kandidatin për të zëvendësuar Kurtin

admin