Arjanit Hoxha nga Fronti Europian ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Maksim Dimitrievskit nga ZNAM, i cili dyke komentuar flamurin shqiptar në mbledhjen koordinuese të ministrave të VLEN në qeveri, tha se nëse vazhdohet kështu, do të dalë nga qeveria.
Hoxha në një fotografi ku shihet Dimitrievski me flamur të ish-Jugosllavisë, pyet liderin e ZNAM, se si ka mundësi të mos i pengojë ky flamur, e ti pengojë ai shqiptar.
“Se kjo shumicë qeverisëse funksionon mbi bazën e vasalitetit të humbësve te blloku shqiptar ndaj shefave të tyre të OBRM-PDUKM-ZNAM dëshmon edhe deklarata e Maksim Dimitrievskit i cili “qortoi” vasalët e tij të VLEN se nuk guxojnë të përdorin flamurin shqiptar në zyrat e Qeverisë.
Këtë postim nuk e kam për të dëshmuar se sa të dobët janë vasalët e VLEN por për të pyetur partnerin e tyre të koalicionit Maksim Dimitrievski, se si ka mundësi që mos i pengon flamuri i Jugosllavisë që nuk ekziston më dhe i pengon flamuri shqiptar i cili është i rregulluar edhe me ligj për përdorimin në kuadër të Maqedonisë së Veriut? A duhet ende dëshmi se kjo shumicë ka gjetur partner të dëgjueshëm te shqiptarët që po i ndryshojnë edhe kahjen e orientimit strategjik të vendit, kur kjo u dëshmua edhe dje ku gjitha forcat pro perëndimore votuan pro rezolutës së Lituanisë kundër ligjeve anti-demokratike të miratuara nga shteti i Gjorgjisë, ndërsa për herë të parë Maqedonia e Veriut radhitet me votën kundër së bashku me Serbinë!”, shkruan Hoxha.
The post Arjanit Hoxha: Si ka mundësi që Dimitrievskit të mos i pengojë flamuri i Jugosllavisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.