RTV AHIRETI
FutbollLajmeLajmetSport

Armand Duka bëhet njeriu i dytë i UEFA-s

armand-duka-behet-njeriu-i-dyte-i-uefa-s

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka është bërë shqiptari i parë që ka marrë një pozitë të lartë në Shtëpinë Evropiane të Futbollit (UEFA). Duka është zgjedhur zv.president i UEFA-s, ka njoftuar të martën FSHF-ja.

Vendimi për zgjedhjen e Dukës është marrë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili me votim unanim e zgjodhi atë në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit evropiane. Kjo është një tjetër arritje e madhe për Dukën, i cili muaj më parë u zgjodh për herë të dytë, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, në kongresin e mbajtur në Lisbonë të Portugalisë. “Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë edhe në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht Presidentin Duka me votim unanim në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit evropian. Një vendim që vjen natyrshëm duke parë kontributin e madh ndër vite të Presidentit të FSHF-së dhe eksperiencën e tij të vyer në menaxhimin e futbollit tashmë edhe në Evropë”, ka shkruar ndër të tjera FSHF-ja.

Related posts

Steinmeier: Lufta e Rusisë është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar

admin

Djaloshi humb gjymtyrët pasi shpërtheu bomba kurthë në ndihma ushqimore

Muhamet Ramadani

Budapesti mohon se pajisjet komunikuese që shpërthyen në Liban ishin prodhuar në Hungari

admin