RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Armenia dhe Azerbajxhani njoftojnë të vrarë nga përplasjet në kufirin mes tyre

armenia-dhe-azerbajxhani-njoftojne-te-vrare-nga-perplasjet-ne-kufirin-mes-tyre

Armenia dhe Azerbajxhani njoftuan të premten për të vrarë në luftimet përgjatë kufirit ndërmjet tyre, në veriperëndim të rajonit separatist Nagorno-Karabakh.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se dy ushtarë të saj kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur pranë fshatrave kufitare Sotk dhe Norabak. Azerbejxhani fajësoi Armeninë se ka sulmuar me dronë pozicio

Ndërkohë, Armenia tha se Azerbajxhani po shtonte numrin e forcave në afërsi të kufirit, dhe se po sulmonte pozicionet e saj me dronë, predha dhe të shtëna nga armë të lehta. Azerbajxhani mohoi se po shtonte numrin e trupave përgjatë kufirit, por deklaroi se po ndërmerrte “masa kundërpërgjigjëse”.

Agjencia Reuters nuk arriti t’i konfirmojë këto njoftime.

Nagorno-Karabakh, që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, ka qenë burim konflikti mes dy fqinjëve në rajonin e Kaukazit, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991, dhe ndërmjet armenëve etnikë dhe azerëve për më shumë se një shekull.

Megjithë bisedimet sporadike për arritjen e një marrëveshje paqësore rreth përcaktimit të kufijve, zgjidhjen e dallimeve rreth statusit të enklavës dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dyja vendeve, tensionet mes tyre mbesin të larta dhe incidentet e armatosura përgjatë kufirit të përbashkët janë të shpeshta. /voa

Related posts

Ish-kryeministri i Irakut: Armët duhet të mbeten vetëm në duart e shtetit për të siguruar stabilitetin

RTI

Ellis i drejtohet trupit gjykues: Nëse zbatoni parimin e marrjes së provës, Krasniqi duhet të lirohet

admin

Ushtria izraelite gjen trupa të pajetë në Gaza, konfirmohen se janë të pengjeve të mbajtura nga Hamasi

admin