RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Armëpushimi në Gaza: “Asgjë nuk ka ndryshuar vërtet”

armepushimi-ne-gaza:-“asgje-nuk-ka-ndryshuar-vertet”

Pavarësisht armëpushimit, Izraeli ka kryer disa sulme ndaj asaj që i quan “shënjestra të Hamasit”, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 312 palestinezëve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Të enjten u vranë të paktën 33 palestinezë, ndërsa sulmet izraelite të së mërkurës lanë 27 viktima, njoftoi agjencia e mbrojtjes civile në Gaza.

“Lufta nuk ka mbaruar. Asgjë nuk ka ndryshuar,” tha Mohammed Hamdouna, 36 vjeç, i zhvendosur nga veriu i Gazës në një tendë në al-Mawasi, perëndim të Khan Younisit.

“Intensiteti i viktimave ka rënë, por martirë dhe bombardime ka çdo ditë. Ende jetojmë në tenda. Qytetet janë rrënojë, pikat kufitare janë të mbyllura dhe gjërat më të domosdoshme të jetës mungojnë,” shtoi ai. /mesazhi

Related posts

Si pasojë e reshjeve të borës vështirësohet qarkullimi i automjeteve në disa rrugë

Muhamet Ramadani

Starmer: Britania po punon me aleatët evropianë për një plan për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

admin

Indi, pezullohen 141 deputetë që kërkuan debat për rrezikimin e sigurisë në parlament

Muhamet Ramadani