Policia izraelite arrestoi 11 persona në demonstratat antiqeveritare në kryeqytetin Tel Aviv, raporton Anadolu.
Policia izraelite ndërhyri në demonstratat kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, të cilat u mbajtën në sheshin Kaplan në Tel Aviv, shkruan gazeta “Yedioth Ahronoth”.
Në lajm thuhet se policia ka ndaluar 11 persona me akuzën e “provokimit të demonstruesve dhe shkeljes së rendit”.
Tel Avivi ishte vendi i tre protestave të veçanta mbrëmë.
Një grup izraelit që kundërshton sulmet izraelite në Gaza u mblodh pranë ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv. Demonstruesit shpalosën një pankartë ku shkruhej “Ndaloni zjarrin tani” dhe mbanin pankarta ku shkruhej “Deri kur?”, “Ndaloni terrorizmin e kolonëve në Bregun Perëndimor” dhe “Jetët e palestinezëve kanë rëndësi”.
Disa orë më vonë, një grup tjetër prej njëqind personash erdhi në të njëjtën zonë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Netanyahut.
Thousands of Israelis demonstrated in Tel Aviv and Haifa to demand the dismissal of the government led by Benjamin Netanyahu, the holding of early elections and a hostage swap deal with Hamas https://t.co/mCOyoGGnG5 pic.twitter.com/7vgcxON2Og
— Anadolu English (@anadoluagency) February 11, 2024