RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen 12 persona të dyshuar për trafikim me njerëz, sekuestrohen armë e dokumenta

arrestohen-12-persona-te-dyshuar-per-trafikim-me-njerez,-sekuestrohen-arme-e-dokumenta

Policia e Kosovës gjatë kësaj jave ka zhvilluar gjashtë operacione policore të ndara, ku ka arrestuar 12 persona të dyshuar për veprat penale ‘trafikim me njerëz’, ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, si dhe veprat tjera që ndërlidhen me trafikimin, është identifikuar një viktimë e trafikimit si dhe dy viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës.

Personat e arrestuar janë: A.Th., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar); A. Xh., (viti i lindjes 1997, femër kosovare); E. M., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar); F. H., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); D. I., (viti i lindjes 1991, femër kosovare); J. H., (viti i lindjes 1994, femër kosovare); Sh. I., (viti i lindjes 1981, femër kosovare); Gj. G., (viti i lindjes 1993, femër kosovare); M. Th., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); A. B., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar); J. J., (viti i lindjes 1991, femër kosovare) dhe Q. H., (viti i lindjes 1963, mashkull kosovar).

Gjatë këtyre operacioneve janë kontrolluar edhe tri objekte, dy prej tyre sallone masazhi dhe një shtëpi private, si prova materiale janë sekuestruar:

1 armë zjarri/revole
3 fishekë 9 mm
5 telefona mobilë
dokumente tjera të nevojshme që kontribuojnë në hetimin e rastit.
“Operacioni policor për rastet e trafikimit me njerëz, është zhvilluar pas shkëmbimit të informatave me autoritetet e Austrisë, ku edhe është bërë identifikimi i një viktime të moshës së mitur, e cila po trajtohet sipas Procedurave Standarde të Veprimit për personat e trafikuar”,thuhet në njoftimin për media.

Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e prokurorëve përkatës dhe nga 12 të arrestuarit 6 prej tyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./

Related posts

BE konfirmon: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor

admin

Ushtria izraelite evakuon me forcën e armës palestinezët e strehuar në spitalin “Nasser”

rezart morina

Rritet në 100 numri i të vdekurve në protestën anti-OKB në RD të Kongos

rezart morina