RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen dy infermiere të dyshuara për rrahjen e të moshuarës në Pejë

arrestohen-dy-infermiere-te-dyshuara-per-rrahjen-e-te-moshuares-ne-peje

Një ngjarje tejet e rëndë është raportuar të ketë ndodhur së fundi në Pejë.

Disa infermiere kanë përdorur dhunë fizike ndaj një të moshuare që gjendej në një shtëpi të të moshuarve në këtë komunë.

Një video-incizim i publikuar në rrjetet sociale tregon qartë dhunën e përdorur ndaj kësaj gruaje, e që është tejet shqetësuese.

Në lidhje me këtë rast tashmë kanë reaguar organet e rendit, të cilët kanë arrestuar dy të dyshuara nga ky rast.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Janë arrestuar dy të dyshuara në këtë rast. Personi i dyshimtë po ashtu edhe motra përgjegjëse e cila nuk e ka raportuar rastin. Pra janë dy të arrestuara”,tha Gashi.

Related posts

Francë, Nestle mbyll fabrikën e markës Buitoni pas baktereve të gjetura në pica

Muhamet Ramadani

Huthët avancojnë drejt bastioneve të qeverisë në Marib dhe Taiz

RTI

Xhamia më e madhe në Maqedoninë e Veriut, e ndërtuar me mbështetjen e Turqisë, është gati për Ramazan

admin