Policia e Kosovës i ka arrestuar të enjten dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës me dyshimin për kontrabandim me barëra, raporton teve1.info
Sipas komunikatës së ATK-së, të dyshuarit janë pezulluar nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.
“Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar Administratën Tatimore të Kosovës se ka arrestuar dy zyrtarë të ATK-së të komunitet serb, nën akuza të kontrabandës së barnave. Pas njoftimit zyrtar ATK-ja ka ndërmarr të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku ka pezulluar dy të arrestuarit nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Veprimet e tilla që dëmtojnë integritetin e Administratës Tatimore duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare. Andaj shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, si për këtë rast, ashtu dhe për çdo rast tjetër të dyshuar”, thuhet në komunikatë.