RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kroacia alarmohet nga rënia e numrit të lindjeve

kroacia-alarmohet-nga-renia-e-numrit-te-lindjeve

Kroacia ka shënuar rënie të madhe të lindjeve. Në 2023-n kanë lindur 32.047 foshnje, ose gati 2.000 më pak nga viti 2022. Mediumi kroat Index.hr, ka shkruar se në 2022-n kanë lindur 34.027 foshnje, e trendi shihet se ka shënuar rënie, për dallim nga viti 2000, kur ishte regjistruar rekord, 43.746 lindje.

Sipas statistikave zyrtare, 90 për qind e grave që kanë lindur në 2022-n, janë të punësuara ose kërkojnë punë aktive dhe pothuajse gjysma e tyre kanë të përfunduar një fakultet.

Edhe shkalla e vdekshmërisë së foshnjave konsiderohet se ka shënuar rritje në 2023-n, për dallim nga vitet e tjera.

Ndërsa, shifra pozitive janë regjistruar te numri i martesave.

Në 2023-n Kroacia i ka regjistruar 19.467 martesa, gati 1.400 më tepër se në vitin 2022, kur ishin shënuar 18.074.

Rritja e martesave, sipas mediumit kroat, lidhet me largimin e masave të pandemisë, kur në periudhën e koronavirusit nuk lejohej organizimi i ahengjeve. /koha

Related posts

Azerbajxhani notë proteste Francës për sulmin e armenëve ndaj ambasadës në Paris

admin

Masakra e Skënderajt, Kurti: Problemi i vetëm i Serbisë, fshehja e krimeve. 78 civilë dhe 8 dëshmorë të UÇK…

admin

Historiani amerikan: Fushata dezinformuese e Rusisë synon të minojë marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara

admin