RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet dhe suspendohet një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje

arrestohet-dhe-suspendohet-nje-polic-ne-gjakove,-dyshohet-per-kanosje

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “kanosje”.

Zyrtari policor dyshohet se jashtë detyrës zyrtare ishte i dyshuar për një rast të kanosjes.

Ndërkohë, hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim

Related posts

Libi, kryeqyteti përfshihet nga luftime të përgjakshme

admin

Cilat janë pasojat e sulmit ndaj Iranit që ndërrmori kjo dyshe nën yshtje izraelite?

Irfan Jahiu

Zhvillimet kryesore të sotme në Lindjen e Mesme këtë mbrëmje

Muhamet Ramadani