RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arrestohet ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan – VIDEO

arrestohet-ish-kryeministri-i-pakistanit-imran-khan-–-video

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është arrestuar jashtë Gjykatës së Lartë në kryeqytetin Islamabad.

Khan po paraqitej në gjykatë me akuza për korrupsion, të cilat ai thotë se janë të motivuara politikisht.

Pamjet treguan forcat paraushtarake në transportues të blinduar të personelit që ndalonin Khanin pasi ai hyri në kompleksin e gjykatës, përpara se ta largonin.

Ai u rrëzua nga posti i kryeministrit në prill të vitit të kaluar dhe që atëherë ka bërë fushatë për zgjedhje të parakohshme.

Dhjetëra raste janë ngritur kundër Khanit që kur ai u rrëzua nga pushteti. Forcat e sigurisë janë përpjekur të arrestojnë atë në disa raste të mëparshme në rezidencës e tij në Lahore, por u bllokuan nga mbështetësit e tij.

Nëntorin e kaluar ai i mbijetoi një sulmi me armë në një kolonë derisa po zhvillonte një marshim proteste.

Të hënën, ushtria e paralajmëroi atë të mos bënte “akuza të pabaza” pasi ai akuzoi përsëri një oficer të lartë për komplot për ta vrarë. /koha

Related posts

Kina fajëson SHBA-në për pushtimin rus të Ukrainës

admin

Rreth 80 milionë njerëz në bregun lindor të SHBA-së nën alarm për shkak të stuhive të rënda

Irfan Jahiu

Ambasadori francez: Nëse nuk ndryshohet Kushtetuta bllokohet anëtarësimi

admin