RTV AHIRETI
Lajme

Arrestohet një kosovar në Turqi nën dyshimin se është bashkëpunëtor i shërbimit sekret izraelit

arrestohet-nje-kosovar-ne-turqi-nen-dyshimin-se-eshte-bashkepunetor-i-sherbimit-sekret-izraelit

Intelegjenca turke (MIT), ka arrestuar shtetasin kosovar, Liridon Rexhepi nën dyshimin se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad.

Arrestimi i tij është realizuar nga inteligjenca turke në kuadër të një operacioni të fshehtë.

Sipas mediave turke, Organizata Kombëtare e Inteligjencës përcaktoi se Rexhepi ishte personi që menaxhonte rrjetin financiar të MOSSAD në Turqi.

Rexhepi raportohet se u transferonte para agjentëve në terren në Turqi, të cilët kryenin xhirime me dron, operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbullonin informacione për fushën siriane, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit.

Liridon Rexhepi, i cili pranoi se kishte bërë transfere parash në deklaratën e tij në komisariat, u arrestua nga gjykata dhe u dërgua në burg, raporton Anadolu Agency.

The post Arrestohet një kosovar në Turqi nën dyshimin se është bashkëpunëtor i shërbimit sekret izraelit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Beni Kizolli eliminohet nga gara për kryetar të LVV-së në Prizren, shkak kundërshtimi i martesave të së njëjtës gjini

admin

Bota u bashkua për Turqinë

rezart morina

BE ankesa kundër BM për shkelje të Brexit

admin