RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Zubin Potok

arrestohet-nje-person-i-dyshuar-per-krime-lufte-kunder-popullsise-civile-ne-zubin-potok

Policia e Kosovës-Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar edhe një person të dyshuar me inicialet J.R.

I dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile.

“Lidhur me rastin ‘krime të luftës’ në komunën e Zubin-Potokut, Policia e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar edhe një person të dyshuar me inicialet J.R. I dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se arrestimi i të dyshuarit është si rezultat i punës intensive hetimore të zhvilluar nga Prokuroria Speciale.

Në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin-Potok po bëhen gërmime pasi dyshohet se në atë zonë janë trupat e 23 personave, të njohur si “grupi i intelektualëve” nga rajoni i Mitrovicës. Ata ishin rrëmbyer më 19 prill 1999. Tash e 27 vjet fati i tyre nuk është zbardhur plotësisht.

Një ditë më parë, pasi vizitoi këtë zonë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, paralajmëroi se gërmimet mund të zgjasin me muaj, për shkak të terrenit të vështirë dhe shpërndarjes së mundshme të eshtrave.

Related posts

Kthimi zhgënjyes në shtëpi: kur marokenët e sotëm ngjajnë me shqiptarët e 7 gushtit ‘91

Irfan Jahiu

Jacinda Ardern do të largohet nga posti i kryeministres së Zelandës së Re

admin

RMV: Studentët të enjten marsh proteste, kërkojnë realizimin e të gjitha kërkesave

admin