RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet një person në Pejë për ofendim ndaj familjes Haradinaj

arrestohet-nje-person-ne-peje-per-ofendim-ndaj-familjes-haradinaj

Një person është arrestuar në Pejë të premten, pasi dyshohet se ka ofenduar familjen Haradinaj përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas Policisë, pas identifikimit të rastit është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri – pistoleta, njëra me 4 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së./

Related posts

Kina kritikon ashpër BE-në për sanksionimin e kompanive që furnizojnë Rusinë

admin

Konflikti në Liban, Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e lartë të Hezbollahut në një sulm në Bejrut

admin

Ushtarët izraelitë dhunojnë dy palestinezë të arrestuar

admin