Është arrestuar një person në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt, raporton teve1.info.
Prishtinë / 02.05.2024 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.