RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet një polic, dyshohet se shkaktoi aksidentin në Fushë-Kosovë ku vdiq një person

arrestohet-nje-polic,-dyshohet-se-shkaktoi-aksidentin-ne-fushe-kosove-ku-vdiq-nje-person

Një polic i Kosovës është arrestuar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, pasi dyshohet se shkaktojë aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Prishtinë- Fushë – Kosovë, ku një person humbi jetën.

Sipas komunikatës, polici i arrestuar ishte me veturë private dhe jashtë detyrës zyrtare.

“Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit përderisa 5 personat e lënduar në këtë aksident janë dërguar për tretman mjekësor. Si pasojë e lëndimeve trupore një vozitës i njërit nga automjetet e përfshira në këtë aksident raportohet fatkeqësisht se ka humbur jetën sot.Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor i cili është arrestuar sot në orët e mbrëmjes me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Erdoğan: Muajin e ardhshëm fillojmë me ndërtimin e 30 mijë shtëpive – VIDEO

rezart morina

Claudia Sheinbaum do të betohet si gruaja e parë presidente e Meksikës

admin

Tensione në protestën para Bashkisë së Tiranës

admin