RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

arrestohet-nje-polic-ne-gjakove,-dyshohet-per-ngacmim-seksual-te-nje-te-miture

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën kanë arrestuar një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual “.

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar përmes telefonit lidhur me dyshimet se ky zyrtar policor kishte kryer veprime të kundërligjshme.

IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë ka filluar një hetim ndaj zyrtarit të dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual “ ndaj një viktime të mitur.

Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar të mërkurën, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Related posts

Kina vendos kufizime të reja për grupet fetare

rezart morina

Senatorët amerikanë në Kosovë, priten në takim nga presidentja Osmani

rezart morina

Forcat izraelite bastisën universitetin në Nablus dhe arrestuan 25 studentë

rezart morina