RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Arrestohet politikani serb Aleksandar Arsenijeviq

​arrestohet-politikani-serb-aleksandar-arsenijeviq

Lideri i Demokracisë Serbe Aleksandar Arsenijeviq është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se Arsenijeviq është arrestuar për prishje të rendit publik, pasi dyshohet t’i ketë fishkëllyer kryeministrit Albin Kurti.

Elshani ka thënë se pas dërgimit në stacionin policor, politikani serb është liruar më pas.

Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla sot kanë vendosur gurthemelin e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) dhe nën-stacionin e Policisë së Kosovës në Leshak të Leposaviqit,i cili do të ofrojë kushte të mira të punës për punonjësit publikë të ARC-së dhe zyrtarëve policorë. Kurti u shpreh se Qeveria është e interesuar që shërbimet publike të jenë sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve, pa dallim.

Related posts

Opozita: Kosova pësoi regres në të gjitha aspektet për këto dy vite

admin

Ndalohen dy zyrtarë të Gjykatës Themelore, dyshohen për keqpërdorim të pozitës

admin

Kuvendi i Shqipërisë nis me një minutë heshtje për Adem Jasharin

admin