RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

arrestohet-shoferi-i-dehur-qe-shkaktoi-aksidentin-fatal-ne-magjistralen-mitrovice-prishtine

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është ndaluar një person nën dyshimin për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, lidhur me aksidentin fatal të ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Studime, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.

Sipas prokurorisë, i dyshuari, në gjendje të dehur, ka drejtuar veturën në shiritin e kundërt të rrugës, duke u përplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit, një grua humbi jetën, ndërsa shoferi dhe tre pasagjerë pësuan lëndime serioze dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda. Me urdhër të prokurorisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit, brenda afatit ligjor, do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Related posts

“Jetët e Sirisë kanë rëndësi”, zhvillohen protesta në Angli pas pasojave të tërmetit

Muhamet Ramadani

Moska ekspozon 1,100 vjet histori dhe trashëgimi islame në Rusi

Hevzi

Vjosa Osmani pret ambasadorin francez, i kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

admin