RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Arllat

arrestohet-shoferi-qe-shkaktoi-aksidentin-me-fatalitet-ne-arllat

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Arllat.

Si shkak, një këmbësorë ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes këmbësori është goditur nga një veturë në lëvizje, ndërsa i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas goditjes që kishte marrë në këtë rast, këmbësori nuk ka arritur t’u bëjë ballë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në QKUK.

Por gjatë ditës së sotme Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar personi i cili ka shkaktuar këtë aksident, ku si pasojë ka vdekur këmbësori.

Pas aksidenti të ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, i dyshuar është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit nën dyshimin për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi i dyshuar, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet), i cili është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, për t’iu nënshtruar obduksionit. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Related posts

Zgjedhjet në veri, vetëm një parti deri më tani ka aplikuar për certifikim

admin

Fillon samiti arab në Bahrein, Rripi i Gazës në krye të agjendës

admin6

Kurti dhe Vuçiq pranojnë ftesën e Borrellit për takim më 18 gusht

admin