RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet shtetasi serb në Jarinjë, dyshohet se i ofroi 10 euro ryshfet policit

arrestohet-shtetasi-serb-ne-jarinje,-dyshohet-se-i-ofroi-10-euro-ryshfet-policit

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi dyshohet se i ka ofruar 10 euro ryshfet një zyrtari policor kufitar.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka tentuar ta korruptojë zyrtarin në mënyrë që t’i mundësohej vajzës së tij hyrja në territorin e Kosovës.

Rasti ka ndodhur të enjten.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor kufitar në mënyrë që t’i mundësohet vajzës së tij hyrja në Kosovë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Related posts

“Misioni paqeruajtës në Kosovë do të vijojë”, Pentagoni për REL: Nuk ka ndryshime në dislokimin e forcave

admin

Shumë fëmijë vdiqën nga tërmeti në Afganistan, thonë mjekët

admin

Kurti flet për Propozimin Evropian me Dendias

admin