RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet tekniku i shkollës në Vrellë të Istogut, dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse

arrestohet-tekniku-i-shkolles-ne-vrelle-te-istogut,-dyshohet-se-ngacmoi-seksualisht-nje-nxenese

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së mërkurën ka arrestuar një punëtor teknik të shkollës së mesme të ulët në Vrellë të Istogut me dyshimin për ngacmim seksual.

Sipas Policisë, i dyshuari ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur.

Rasti është raportuar nga drejtori i shkollës.

Njoftimi i plotë:

“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e shkollës se mesme të ulët në Vrellë të Istogut, policia është njoftuar për një rast, ngacmim seksual, ku dyshohet se momentalisht është shqetësuar seksualisht nje nxenëse e kësaj shkolle nga një punetor i stafit teknik të asaj shkolle. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuare të dyshuarin”.

Related posts

Ish-krerët e UÇK u dënuan me 81 vite burg/ Në të gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Hagës ndaj Çlirimtarëve

admin

Kanada, 2 gra muslimane raportojnë krim të urrejtjes, person i panjohur ua drejton armën

admin

“Ballkani Perëndimor, të futet sa më parë në BE”- Paralajmërimi i Charles Michel: Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet ose do përballet me…

admin