Është arritur një armëpushim mes palëve në Rripin e Gazës nën bllokadë ku ushtria izraelite nisi sulme dhe në mëngjes ka mbizotëruar qetësia në vend, transmeton Anadolu.
Në deklaratën nga ushtria izraelite thuhet se në përputhje me vlerësimin e situatës sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës dhe raketat nga Gaza drejt Izraelit u ndalën në mëngjes.
Grupet palestineze njoftuan se “pas përpjekjeve ndërmjetësuese të shumë palëve, u arrit një armëpushim midis Izraelit dhe grupeve palestineze e cila fillon në orën 03:30”.
Është bërë e ditur se Sekretari i Përgjithshëm i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh ka zhvilluar bisedime me Egjiptin, Katarin dhe Kombet e Bashkuara (OKB) për të ndalur sulmet e Izraelit gjatë natës.
Çfarë ka ndodhur
Pas vdekjes së Khader Adnan, një i burgosur palestinez i cili prej 87 ditësh ishte në grevë urie në burgun izraelit, më shumë se 30 raketa u hodhën nga Rripi i bllokuar i Gazës në drejtim të Izraelit.
Theksohet se 5 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e raketave të lëshuara nga Gaza në zonat e banuara në Izrael. Avionët luftarakë izraelitë bombarduan gjithashtu Gazën.
I burgosuri palestinez Khader Adnan ishte në grevë urie prej 87 ditësh, të cilën e nisi kundër “arrestit administrativ” të Izraelit në burg pa gjyq.
Ndërsa i burgosuri palestinez kishte thënë se “po përballet me rrezikun e vdekjes së sigurt” nëse nuk transferohet nga burgu në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, autoritetet izraelite e kishin mohuar këtë gjë.
Mëngjesin e 2 majit u raportua se Khader Adnan ndërroi jetë në burg.