RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arsenali i armëve që u konfiskua në veri, Elshani: Armatimi ishte i fshehur nga pjestarë të grupit terrorist të Banjskës

arsenali-i-armeve-qe-u-konfiskua-ne-veri,-elshani:-armatimi-ishte-i-fshehur-nga-pjestare-te-grupit-terrorist-te-banjskes

Sasi e madhe armatimi është gjetur dhe konfiskuar sot në disa lokacione në veri të Mitrovicës.

Në një konferencë për media, zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, tha se nuk ka të arrestuar, pasi rasti lidhet më persona që janë në kërkim.

Ai tha se lokacioni i parë ka lidhje me personin që ndodhet në kërkim, Marjan Radojeviq, i cili kishte marrë pjesë në sulmin e Banjskës, ndërsa lokacioni tjetër ndërlidhet me kriminelin tjetër, Zarko Cvetkoviq.

“Siç e shihni këto armë të gjetura mbrapa meje janë të dy lokacioneve të cilat ne sot i kemi bastisë. Në lokacionin e parë pra këtë çantën që po e shihni në vijën e parë, e kemi gjetur bashkë me këto armë – tre kallashnikovë dhe me monocionin tjetër që është gjetur aty, pra në afërsi të Tre Rrokaqiejve, ndërlidhet me personin ne kërkim, Marjan Radojeviq! Ndërsa lokacioni tjetër është në rrugën “Qeta e Minatorëve”, në veri i Mitrovicës qe ndërlidhet me subjektin ne kërkim Zarko Cvetkoviq”, tha Elshani.

Tutje, Policia ka prezantuar se çfarë është konfiskuar.

Lokacioni 1: •3 Arme te gjata AK-47 •4 Karikatore me 60 fisheke •1 keher me 11 Fishek •1 kellef revole •1 çante ushtrake

Lokacioni 2 : •1 rrip brezi me 25 fishek per arme gjuetie. •23 fishek per arme gjuetie •Pistolete TT me 1 karikatore me 8 fishek •3 karikator me nga 8 fishek •2 karikator ne fotrolle •28 fishek per arme te gjate •10 kreher me fishek te armës se gjate (99 fishek) •1 kuti me fishek 7×62 •4 pastruese te armës •Kuti me lende te dyshimte

Lokacioni 3: •Arme e gjate me bajonete •1 pistolete me 2 karikatore me nga 8 fishek 7×62 dhe 1 fotroll. •Cante e zeze me pajisje per pastrim te armës •2 kutia me nga 50 fishek 7×62 •3 karikatore me fotrolla me nga 8 fishek •Arme e gjate gjuetie me cante.

Lokacioni 4: •Iriq metalik •Jelek i brendshëm Antiplumb •30 cope mjet i dyshuari Eksploziv TM 100 •1 Uniforme •Cante e zeze me pajisje te ndihmës se pare •Adapter per Radiolidhje

Related posts

Bjellorusia paraqet ndryshime në kodin penal, propozon tredhje kimike për pedofilët

rezart morina

Bullgaria, vendi me konsumin më të lartë të duhanit në BE, Suedia më të ulëtin

admin

Pas sulmeve izraelite, shkalla e abortit spontan në Gaza u rrit me 300 për qind

admin6