RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bjellorusia paraqet ndryshime në kodin penal, propozon tredhje kimike për pedofilët

bjellorusia-paraqet-ndryshime-ne-kodin-penal,-propozon-tredhje-kimike-per-pedofilet

Bjellorusia ka paraqitur ndryshime në kodin penal të vendit, duke propozuar tredhje kimike për pedofilët, transmeton Anadolu.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme, Anzhelika Kurchak, në llogarinë e saj në Telegram tha se janë përgatitur ndryshime në kodin penal të vendit, që krahas dënimit për krim përcaktojnë se një vendim gjyqësor parashikon edhe “trajtim të detyrueshëm të personave që vuajnë nga pedofilia”.

Ministria e Shëndetësisë e Bjellorusisë, tha Kurchak, “ka zhvilluar dhe miratuar një protokoll klinik që përmban një algoritëm për trajtimin e pedofilisë, përfshirë përdorimin e tredhjes kimike”.

Ajo tha se nisma e Prokurorisë së Përgjithshme është mbështetur nga presidenti i vendit, Alexander Lukashenko.

Related posts

Dy palestinezë të vrarë në Gaza ndërsa kalimi Rafah rihapet nën kontroll të rreptë izraelit

RTI

Prigozhin: Mbi 20.000 luftëtarë të Wagner-it janë vrarë në Bahmut

Muhamet Ramadani

“Pjesëmarrja e Bislimit në Tiranë, nuk ishte planifikuar e as konfirmuar”

admin