RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

As sot s’ka transport publik në Prishtinë

as-sot-s’ka-transport-publik-ne-prishtine

Banorët e Prishtinës po përballen tash e tre ditë me mungesë të transportit publik, duke u detyruar të gjejnë zgjidhje alternative.

Kjo ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje të mëdha në kryeqytet, ndërsa Qeveria në detyrë dhe Komuna vazhdojnë akuzat ndaj njëra-tjetrës për situatën.

Transportuesit e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë protestuan para Komunës dhe Qeverisë, duke vendosur autobusët për më shumë se dy orë dhe kërkuar pagesat e papaguara. Sindikalistët thonë se greva do të vazhdojë derisa kërkesat të plotësohen.

Kryetari Përparim Rama akuzoi Ministrin Murati se ka bllokuar fondet dhe se nuk po tregon interesim për problemin, ndërsa tha se punëtorët kanë punuar me muaj pa pagesë në pritje të zgjidhjes pas zgjedhjeve.

Related posts

Forcat izraelite prej 8 javësh kufizojnë faljen e namazit të xhumasë në Al-Aksa

Muhamet Ramadani

Armëpushimi Izrael-Liban në ngërç, Netanyahu: Nuk do ta çoj në Knesset për votim, derisa Hezbollahu ta pranojë kushtet!

admin

Lajçak pas takimit në Bruksel: Do t’i vazhdojmë diskutimet për një kompromis

Muhamet Ramadani