RTV AHIRETI
Lajme

Asambleja e NATO-s voton pro avanicimit të statusit të Kosovës

asambleja-e-nato-s-voton-pro-avanicimit-te-statusit-te-kosoves

Asambleja Parlamentare e NATO-s, ka votuar pro avancimit të statusit të Kosovës në këtë organizatë.

Nga votimi vetëm një votë ishte kundër dhe 14 abstenime.

Kosova deri tash ka qenë anëtare vëzhguese, ndërkaq nga votimi i sotëm do të jetë anëtare e asocuar.

Një ditë më parë, delegacioni i Parlamentit të Serbisë, ka kërkuar përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statusi.

Në njoftimin e Parlamentit serb është thënë se dhënia e një statusi i tillë do të jetë shpërblim për Prishtinën, e cila, sipas Beogradit, po bën gjithçka për të penguar dialogun mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe për të shmangur obligimet nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova ka avancuar statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga 32 vendet anëtare të NATO-s.

Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare./Telegrafi/

The post Asambleja e NATO-s voton pro avanicimit të statusit të Kosovës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Bjellorusia paralajmëroi dërgimin e avionëve dhe pajisjeve ushtarake në kufirin me Ukrainën, reagon Kievi: Retorikë që synon të kënaqë Vladimir Putin

admin

Mijëra protestues në Tunizi në ditën e demokracisë, tunizianët protestojnë kundër regjimit

admin

Kurti: Qëndresa në Gllogjan i dha Serbisë mesazhin se kulla nuk gjunjëzohet, Kosova nuk nënshtrohet

rezart morina