RTV AHIRETI
Lajme

Asgjësohen mbi 26 ton mish në deponin e mbeturinave në Mirash të Obiliqit

asgjesohen-mbi-26-ton-mish-ne-deponin-e-mbeturinave-ne-mirash-te-obiliqit

Nën mbikëqyrjen e autoriteteve të kontrollit kufitar MIK bashkë me ATK, u asgjësua ngarkesa prej 26. 022 kg mish.

Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ngarkesa e cila ishte refuzuar me datë 23 Korrik, për shkak të mos ruajtjes në kushte adekuate gjatë transportit. Në pamundësi të kthimit në vendin e origjinës.

“Operatori ekonomik ka paraqitur kërkesë për asgjësimin e mallit. Duke respektuar procedurat AUV pranon kërkesën për asgjësim. Ngarkesa e bllombuar dhe nën kontroll të autoriteteve është sjell nga porti i Durrësit në Prishtinë. E njëjta direkt përmes kompanisë se licencuar të mbeturinave është shkatërruar dhe asgjësuar në deponin e mbeturinave në Mirash Obiliq”, thuhet në njoftim.

Asgjësimi është realizuar duke u respektuar kushtet për shkatërrim të mallrave në vend-lokacion të caktuar për mbeturina. I gjithë procesi është zhvilluar me prezencën e zyrtareve shtetërorë.

The post Asgjësohen mbi 26 ton mish në deponin e mbeturinave në Mirash të Obiliqit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Partitë populiste drejtojnë Europën, 1 në 3 persona votojnë ekstremet

admin

Sulmi në Banjskë – ngritët aktakuzë ndaj Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë

RTI

Publikohet raporti, 285 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin