RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

ASK: Pagesat për Mbikëqyrësit dhe Regjistruesit e popullsisë do të fillojnë nga 17 qershori

ask:-pagesat-per-mbikeqyresit-dhe-regjistruesit-e-popullsise-do-te-fillojne-nga-17-qershori

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se pagesat për Mbikëqyrësit dhe Regjistruesit se Pagesat për periudhën e angazhimit të tyre për punën në terren do të fillojnë javën e ardhshme.

Në njoftim thuhet se bazuar në procedurat e zakonshme dhe angazhimin maksimal të stafit të ASK-së për pagesat e shumta dhe të ndryshme për Mbikëqyrës e Regjistrues, pagesat do të fillojnë të bëhen nga data 17 qershor 2024 dhe para fundit të muajit qershor do të procedohen për pagesë për të gjithë të angazhuarit.

“Meqenëse është një numër i madh i Mbikëqyrësve dhe Regjistruesve, pagesat mund të mos procedohen në të njëjtën kohë për të gjithë. Për çdo lëshim teknik që mund të ndodh, ju mund të parashtroni ankesë te Departamenti i Administratës së ASK-së”, thuhet në njoftim.

Related posts

Ukraina gati për kundërsulmin e madh

admin

RMV – Shaqiri: E nisim vitin shkollor më të përgatitur, rroga e shtatorit për 15% më e lartë

admin

“Ne duhet të pushtojmë Brukselin”- Viktor Orban hap fushatën për zgjedhjet e BE: Udhëheqja duhet të largohet

admin