RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Asnjë kolonë ndihme e OKB-së nuk ka arritur në veri të Gazës që nga 23 janari”

“asnje-kolone-ndihme-e-okb-se-nuk-ka-arritur-ne-veri-te-gazes-qe-nga-23-janari”

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) vuri në dukje sot situatën e rëndë humanitare në Rripin e Gazës, duke thënë se asnjë nga kolonat e saj të ndihmave humanitare nuk ka arritur në veri të Gazës që nga 23 janari, raporton Anadolu.

Kolegët nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) “na kujtojnë se asnjë nga kolonat tona humanitare nuk ka mundur të arrijë në pjesën veriore të Rripit të Gazës që nga 23 janari. Siç e dëgjuat dje nga komisari i përgjithshëm (Philippe Lazzarini), ka pasur një rënie të shpejtë në sasinë e dërgesës së ndihmave në Rripin e Gazës”, tha në një konferencë shtypi Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Duke theksuar nevojën për më shumë pika hyrjeje dhe rrugë të sigurta në Gaza, Dujarric tha se UNRWA-ja ka furnizime ushqimore në kufirin me Gazën për të furnizuar deri në 2,2 milionë njerëz në gjithë Rripin e Gazës.

“Pothuajse 1.000 kamionë që transportojnë 15.000 tonë metrikë ushqime janë në Egjipt gati për të lëvizur”, shtoi ai.

Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor, duke vrarë afro 30.000 njerëz dhe duke shkaktuar shkatërrim masiv dhe mungesë të gjërave të nevojshme.

Rreth 1.200 izraelitë besohet të jenë vrarë në operacionin e Hamasit.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

U shpall i vdekur pasi u zhduk në Alpe 6 vite më parë, miliarderi gjerman mund të jetojë fshehurazi në Moskë me të dashurën e tij! Lidhjet e biznesmenit me Rusinë

admin

Vdes një 53-vjeçare, pasi u hodh nga kati i gjashtë

admin

Nagip Krasniqi mbetet në burg, i vazhdohet paraburgimi edhe për 2 muaj

rezart morina