RTV AHIRETI
Shëndetësi

Asnjëherë mos pini ujë pas ushqimeve pikante, ja pse

asnjehere-mos-pini-uje-pas-ushqimeve-pikante,-ja-pse

Kush nuk i pëlqen ushqimet pikante? Ne themi se mund t’i përballojmë të gjitha, por ndjesia që na ofrojnë ushqimet pikante na duket sikur po digjemi.

Lëvizja e parë, pothuajse automatike që bën dikush pasi ka ngrënë diçka të nxehtë, është të pijë ujë. Megjithatë, sipas shkencëtarëve amerikanë, është gjëja më e keqe që mund të bësh.

Këto janë disa arsye pse nuk duhet të pimë menjëherë ujë:

Një gjë e tillë funksionon në drejtim të kundërt. Ekspertët nga Shoqata Kimike Amerikane shpjegojnë se kombinimi i molekulave të ujit me substancën përgjegjëse për shijen e nxehtë të disa ushqimeve si speci djegës është si të derdhësh ujë mbi vajin që ka marrë flakë. Kjo substancë është kapsaicina, një substancë pa ngjyrë dhe pa erë që ekziston në përqendrime më të mëdha brenda specit ku janë ngjitur farat e tij.

Kur kapsaicina bie në kontakt me mukozën e gojës shkakton një ndjesi të fortë djegieje sepse lidhet me receptorët e dhimbjes në gjuhë. Këta receptorë quhen TRPV1 dhe roli i tyre është të zbulojnë substanca të nxehta, si uji i vluar, si dhe ushqimet acidike që mund të shkaktojnë dëme në indet e gojës.

Në momentin kur kapsaicina lidhet me to, receptorët i dërgojnë një mesazh trurit për t’i bërë të ditur se diçka e dëmshme është konsumuar dhe aktivizon mekanizma të tillë si etja për të na detyruar të pimë diçka për të nxjerrë substanca të dëmshme nga trupi.

Sa më e lartë të jetë përmbajtja e kapsaicinës në një ushqim, aq më shumë lidhet me receptorët TRPV1 dhe aq më intensive prodhohet ndjesia e djegies. Shkalla e nxehtësisë që ndjejmë nga ngrënia e ushqimit matet me të ashtuquajturën shkallë Scoville.

“Speci fantazmë”, për shembull, speci më djegës në botë që vjen nga India verilindore, është 400 herë më i nxehtë se tabasko dhe ka një vlerësim prej 1000 pikësh në shkallën Scoville.

Kapsaicina që përmban ky spec lidhet me receptorët TRPV1 në të gjithë gojën dhe kështu njeriu ndjehet sikur është në zjarr. Problemi është se kapsaicina është një substancë lipofile, kështu që është praktikisht e patretshme në ujë, por mjaft e tretshme në yndyrna. Praktikisht kjo do të thotë se nëse ndjeni se jeni duke djegur dhe në vend të ujit, pini qumësht ose hani kos, do të lehtësoheni dhe sa më shumë yndyrë të përmbajë, aq më mirë.

Qumështi gjithashtu përmban proteinën kazeinë, e cila tërheq molekulat e kapsaicinës, shtojnë ekspertët e ACS. Kështu i largojnë nga receptorët e dhimbjes dhe i tretin duke lehtësuar më tej dhimbjen. Një tjetër opsion shumë i mirë është një akullore, shtojnë ata.

Related posts

Shëndeti Mendor / Hipertensioni dhe ndikimi i tij tek demenca

admin

Soda e bukës dhe barnat: Kombinimi që mund të bëhet i rrezikshëm pa e ditur

Kushtrim Guraj

Vaji i peshkut është vaj me burim nga peshqit yndyrorë si sardelet, açugeja dhe skumbri. Vaji zakonisht gjendet në formë kapsule ose të lëngshme. Vaji i peshkut është lidhur me disa përfitime shëndetësore: -Ndihmon në uljen e inflamacionit -Mund të ndihmojë në ngadalësimin e dobësimit së muskujve për të moshuarit -Përmirësime në shëndetin mendor -Ulë presionin e gjakut -Ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të syve Nëse hani peshk të yndyrshëm si salmoni, skumbri ose sardelet disa herë në javë, mund të mos keni nevojë fare për një suplement të vajit të peshkut, veçanërisht nëse hani 8 ons të rekomanduara ushqim deti në javë. Vaji i peshkut ka disa përfitime, por është një shtesë diete me efekte dhe ndërveprime të mundshme negative. Përpara se të merrni vaj peshku, rekomantohet të bisedoni me personat përkatës.

admin