RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Ata e nisën të parët”. Me një gotë shampanjë në dorë, Putin pranon që ka lënë miliona ukrainas pa energji

“ata-e-nisen-te-paret”.-me-nje-gote-shampanje-ne-dore,-putin-pranon-qe-ka-lene-miliona-ukrainas-pa-energji

Putin zhvilloi një pritje madhështore në Kremlin për disa ushtarë, të cilët u vlerësuan si “heronjtë e Rusisë” për luftën e tyre në Ukrainë.

Teksa ishte me një gotë shampanjë në dorë, Putin foli për luftën në Ukrainë dhe sulmet ndaj infrastrukturës energjetike. Ai u justifikua duke thënë se ishin ukrainasit që e nisën të parët duke hedhur në erë urën në Krime.

“Ka shumë zhurmë për sulmet tona në infrastrukturën energjetike. Po, po i bëjmë. Por kush e filloi? Kush e goditi urën në Krime”, tha lideri rus, teksa buzëqeshte e mbante një gotë shampanjë në dorë.

Rusia ka bombarduar infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke lënë me miliona qytetarë të përballen me dimrin e ashpër që tashmë ka mbërritur, pa energji, pa ujë dhe pa ngrohje. /a2cnn

Related posts

Kurti: Bandave kriminale në veri po ju vie fundi

admin

Qeveria e Gazës: Konfirmojmë se Izraeli ka ekzekutuar qindra njerëz në spitalin Nasser

RTI

Presidenti Erdoğan bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin: Avancimi i dialogut, rruga e vetme për paqe

rezart morina