Në aeroplan Boeing 777-300ER i linjës Singapore Airlines, me 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, ka bërë ulje emergjente në Bangkok, për shkak të turbulencave të forta. Nga turbulencat një person humbi jetë, dyshohet se për shkak të atakut kardiak, ndërsa 30 persona janë dëmtuar, 7 me lëndime më të rënda se të tjerët.