RTV AHIRETI
Lajme

Dr Shefqet Krasniqi thotë së për Veteranët e luftës edhe 500 Euro janë pak

dr-shefqet-krasniqi-thote-se-per-veteranet-e-luftes-edhe-500-euro-jane-pak

Hoxhë Shefqet Krasniqi është deklaruar rreth pagës së veteranëve. Ai tha se edhe shuma prej 500 eurove është e vogël.

“Edhe unë jam pjesë marrës në luftë, një kontribuues i vogël, por ajo që është e vërtet dhe e dhimbshme është pakënaqësia e veteranëve. Allahu ka dhënë leje naltë dhe veteranët i ka bërë sebep që ne e kemi sot këtë liri. Por pa ja humbur vlerën edhe Aleancës Veri Atlantike dhe aleatëve tanë. Veterani duhet t’i ketë 500 euro rrogë minimumi nuk bënë të krahasohet me pagën minimale. Përveç benificioneve të tjera veterani duhet t’i ketë 500 euro”, tha Krasniqi.

Kujtojmë se të enjten veteranët e luftës së UÇK-së kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës duke shprehur pakënaqësi pasi që nuk janë përfshirë në Ligjin për Pagën Minimale.

Ndërsa të premten veteranët e UÇK-së janë takuar me kryeministrin Albin Kurti mirëpo nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Related posts

Rasti i gruas shtatzënë – IPK rekomandon suspendimin e komandantit të Stacionit policor të Lipjanit, një rreshteri dhe dy hetuesve

admin

PDK bojkotoi seancën e kostituimit të Kuvendit, paralajmërohet padi në Gjykatën Kushtetuese

admin

“Evropa të jetë në gatishmëri”- Ministri gjerman i jashtëm lëshon ‘bombën’: Rusia do bëj paqe në Ukrainë, për të sulmuar një tjetër vend të NATO-s…!

admin