RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Atë që Rama nuk e thotë dot…

ate-qe-rama-nuk-e-thote-dot…

Tjetër eufemizëm politik pas “Besës”: quhet “Prania Besnike”

Kyeministri Rama ka përdorur sërish kartën e padurueshme të “anëtarësimit në BE” në një tjetër shfaqje politike, duke prezantuar para të tijve një tjetër eufemizëm – “Prania Besnike” – një aneks i “Besës” siç tha ai, por vetëm për aspekte partiake.

Por ndërsa u morr sërish me protestat e protestuesit, duke u endur mes ndjeshmërie në dukje dhe një cinizmi e arrogancë në thelb në qasjen ndaj tyre, përcolli për ta përgjigjen më cinike e më arrogante të mundshme.

“Ata pretendojnë se janë vetë populli, por që të jemi të qartë, me ligj e me zakon, as ata nuk janë populli e as ne, të gjithë jemi pjesë e tij. Mund të flasim në emër të popullit vetëm nëse ai na e jep këtë mandat. ‘Rama jepe dorëheqjen’… Mua ajo këngë më pëlqen. Kushdo le të këndojë, kur të dojë le të pushojë, misioni ynë do të vazhdojë derisa të mbarojë me…”.

Dhe këtu Rama e përmbylli retorikën e tij me atë që tashmë është stërdëgjuar dhe që përbën spekullimin më të padurueshëm politik.

Vijoi ai: “…vendosjen e flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e BE”.

Në fakt, përgjigja duhej të ishte: “Deri sa çdo shqiptar i ikur të dojë të kthehet”, ose “deri sa çdo shqiptar të ndihet krenar për vendin ku jeton dhe shtetin që ka”.

Deri sa nuk do mundet të thotë këto, ta dijë që qeverisja e tij jo thjesht është një dështim katastrofik, por përbën një funeral për Shqipërinë. Sa për BE, nën Berishën vendi u anëtarësua në NATO dhe ju hoqën vizat, por ai klithte se duhej ndalur rrënimi i Shqipërisë. /tesheshi

Related posts

Qëndresa popullore më 15 korrik, guri më me peshë në themelet e Turqisë së re

admin

Sot ekzekutohen pagesat për këto kategori

admin

Në Bresanë të Dragashit u mbajt duaja e hatmës së vijuesve të mësim-besimit pranë xhamisë së vjetër të “Mehmet Kuklibegut”

admin