Robert Fico, kryeministri i Sllovakisë, është plagosur nga të shtënat dhe është shtruar në spital.
Sipas mediave të huaja incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.
Fico thuhet se u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë, thonë raportet.
Sipas gazetarëve, në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.
Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital dhe sulmuesi i tij i dyshuar është ndaluar nga policia.
Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislava. /Telegrafi/
The post Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico first appeared on Radio Televizioni Iliria.