RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Atentatori i ish-presidentit Trump ishte i regjistruar si republikan

atentatori-i-ish-presidentit-trump-ishte-i-regjistruar-si-republikan

20-vjeçari që në një tubim zgjedhor tentoi të vriste ish-presidentin amerikan, Donald Trump, ishte i regjistruar si republikan, pavarësisht se më parë kishte dhënë një donacion për një grup demokratik, transmeton Anadolu.

Sipas një raporti në CNN, Thomas Matthew Crooks, i cili u vra në skenën e sulmit, u zbulua se ishte i regjistruar si republikan në bazën e të dhënave të votuesve të Pensilvanisë.

Crooks banonte në Bethel Park, Pensilvani, rreth 35 milje (56 kilometra) në jug të qytetit Butler, ku Trump po mbante tubimin e tij të fushatës.

Pavarësisht regjistrimit të tij republikan, të dhënat e Komisionit Federal të Zgjedhjeve tregojnë se një donator i quajtur Thomas Crooks me të njëjtën adresë në janar të vitit 2021 kontribuoi me 15 dollarë për Projektin Progresiv të Pjesëmarrjes, një komitet i veprimit politik i lidhur me demokratët.

Matthew Crooks, babai i atentatorit, tha se nuk do të komentojë djalin e tij derisa të fliste me autoritetet.

Trump u vu në shënjestër në një atentat gjatë një tubimi zgjedhor të shtunën në Pensilvani, vetëm disa ditë para se ai të pranonte nominimin republikan për një mandat të tretë.

Të shtënat rezultuan me vdekjen e një spektatori dhe plagosjen rëndë të dy të tjerëve. Ngjarja po hetohet si një atentat i mundshëm.

Related posts

Turqia do të marrë komandën e KFOR-it në Kosovë

rezart morina

Kompania turke e mbrojtjes do t’i dhurojë Ukrainës 3 dronë TB2

admin

Ankaraja thërret ambasadorin suedez

admin