RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Kompania turke e mbrojtjes do t’i dhurojë Ukrainës 3 dronë TB2

kompania-turke-e-mbrojtjes-do-t’i-dhuroje-ukraines-3-drone-tb2

Baykar, kompania turke e mbrojtjes që prodhon dronët TB2, të njohur globalisht, ka deklaruar se do të dhurojë dronët dhe nuk do t’i shesë, ndërsa fushata “crowdfunding” në Ukrainë mblodhi fonde të mjaftueshme për të blerë disa nga dronët e saj të dëshmuara në luftë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Baykar nuk do të pranojë pagesa për TB2 dhe do të dërgojë 3 dronë pa pagesë në frontin e luftës në Ukrainë”, deklaroi kompania në Twitter.

Baykar deklaroi se “fondet e mbledhura në vend të kësaj do t’i dhurohen popullit ukrainas në luftë”, duke shtuar se kompania vlerëson “solidaritetin dhe vendosmërinë” e ukrainasve në mes të luftës.

“Baykar lutet për zgjidhje të drejtë dhe paqe të qëndrueshme”, shton deklarata.

Kjo nuk është hera e parë që Baykar do t’i dhurojë Ukrainës dronët e saj të modelit TB2. Kompania më herët mirëpriti financimin nga Lituania për të blerë dronët për fqinjin e saj në luftë, por në vend që të merrte fondet, ajo ofroi që shuma të përdoret për të ndihmuar ukrainasit në nevojë.

Të njohur për goditjet precize, efikasitetin e kostos dhe aftësinë për t’iu shmangur radarëve, dronët TB2 janë përdorur në fushat e betejës të Sirisë, Irakut verior, Libisë, Karabakut dhe Ukrainës, duke shkaktuar dëme shkatërruese në njësitë tokësore, artileritë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të forcave armike.

Related posts

Kurti kërkon zbatim pa vonesa të Marrëveshjes së Ohrit në takim me Dendiasin

rezart morina

Irani për protestat në Izrael: Zjarr në shtëpinë e pushtuesve që përhapin zjarr

admin

PROFIL/ Kush është Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i sapozgjedhur i Stambollit që shfaqet si sfiduesi i mundshëm i Erdoganit

admin