RTV AHIRETI
Lajme

Athina mbulohet nga pluhuri Saharian

athina-mbulohet-nga-pluhuri-saharian

Retë e pluhurit të hedhura nga Sahara mbuluan Athinën dhe qytete të tjera greke të martën, një nga episodet më të këqija të tilla që kanë goditur vendin që nga viti 2018, thanë zyrtarët.

Një mjegull e verdhë-portokalli kaploi disa rajone pas ditëve me erëra të forta nga jugu, duke kufizuar dukshmërinë dhe duke nxitur paralajmërime nga autoritetet për rreziqet e frymëmarrjes.

“Është një nga episodet më serioze të përqendrimeve të pluhurit dhe rërës nga Sahara që nga data 21-22 mars 2018, kur retë pushtuan ishullin e Kretës në veçanti”, tha Kostas Lagouvardos, drejtor i kërkimit të motit në Observatorin e Athinës.

Greqia ishte goditur tashmë nga retë e pluhurit të Saharasë në fund të marsit dhe fillim të prillit, të cilat gjithashtu kapluan pjesë të Zvicrës dhe në jug të Francës.

Autoritetet paralajmëruan se përqendrimet e pluhurit mund të zvogëlojnë rrezet e diellit dhe dukshmërinë, ndërsa rrisin përqendrimet e grimcave të imta të ndotjes, duke paraqitur rreziqe për njerëzit me probleme shëndetësore.

Sahara lëshon 60 deri në 200 milion ton pluhur mineral në vit. Ndërsa grimcat më të mëdha kthehen me shpejtësi në tokë, më të voglat mund të udhëtojnë mijëra kilometra, duke arritur potencialisht në të gjithë Evropën. /Telegrafi/

The post Athina mbulohet nga pluhuri Saharian first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

FSK dhe KFOR kryejnë ushtrime intensive për përballjen kundër krizave

admin

Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm

admin

Policia e Kosovës në veri refuzon të shpërndajë fleta qortuese

admin