RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Atiq e quan terrorist sulmin e mbrëmshëm me granatë dore ndaj objektit të Komunës

atiq-e-quan-terrorist-sulmin-e-mbremshem-me-granate-dore-ndaj-objektit-te-komunes

ryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm me granatë dore ndaj objektit të komunës.

Atiq e cilësoi këtë sulm terrorist, teksa shtoi se institucionet do të “funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla”.

Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta trajtojnë me urgjencë këtë rast.

“Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist.

Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin. Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla.

Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar Atiq në një postim në “Facebook”.

Related posts

Ushtria izraelite paralajmëron një fshat në jug të Libanit të evakuohet para sulmit

RTI

Ushtria izraelite sulmon spitalin Al-Amal në jug të Rripit të Gazës

Muhamet Ramadani

Dolën pozitivë në testet për drogën, tetë pretendues për kadetë përjashtohen në Kosovë

admin