RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Australi, shpallet e pafajshme nëna që ishte 20 vjet në burg për vrasjen e 4 fëmijëve të saj

australi,-shpallet-e-pafajshme-nena-qe-ishte-20-vjet-ne-burg-per-vrasjen-e-4-femijeve-te-saj

Nëna, e cila ishte në burg për 20 vite në Australi me akuzën për vrasjen e 4 fëmijëve të saj, u lirua falë gjetjeve të reja se ajo nuk ishte vrasja e fëmijëve të saj, transmeton Anadolu.

Prokurori i Përgjithshëm i Uellsit të Ri Jugor, Michael Daley deklaroi se nëna 55-vjeçare Kathleen Folbigg u shpall e pafajshme pas hetimit, i cili filloi në maj 2022 dhe zgjati për një vit, ku zbuloi prova të reja se fëmijët mund të kenë vdekur natyrshëm.

Duke thënë se provat e reja ngritën “dyshime të arsyeshme” në lidhje me fajin e Folbigg, Daley tha se ai kishte arritur një “mendim përfundimtar” për këtë çështje.

Daley tha se u takua me guvernatoren e Uellsit të Ri Jugor, Margaret Beazley dhe ajo nënshkroi amnisti për lirimin pa kushte të Folbigg.

– Është dënuar me 30 vjet burgim

Kathleen Folbigg u dënua për vrasjen e 4 fëmijëve të saj, më i vogli 19 ditësh dhe më i madhi 19 muajsh, midis viteve 1989 dhe 1999 dhe u dënua me 30 vjet burg në vitin 2003.

Në vitin 2018, dolën gjetje të reja se dy fëmijët e Folbigg-ut mbanin një mutacion të rrallë gjenetik.

Më pas, në vitin 2021, një grup prej 90 shkencëtarësh dhe ekspertësh shkruan një peticion për lirimin e Folbigg, duke deklaruar se vdekja e fëmijëve mund të ishte shkaktuar nga sëmundje të rralla gjenetike.

Dënimi i saj me burg do të përfundonte në vitin 2033.

Related posts

Paga mesatare bruto në sektorin publik do të jetë rreth 700 euro

admin

Osmani takohet me presidentin Bush

admin

Kryediplomati bullgar: Ka shanse që Sofja dhe Shkupi t’i zgjidhin problemet disa dekadëshe

admin