RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTeknologji

Australia do të ndalojë TikTok-un në pajisjet zyrtare

australia-do-te-ndaloje-tiktok-un-ne-pajisjet-zyrtare

Prokurori i Përgjithshëm nxori udhëzime të detyrueshme për të ndaluar aplikacionin kinez në pajisjet e përdorura nga departamentet qeveritare.

Qeveria australiane vendosi të martën (4 prill) të ndalojë zyrtarët e saj që të përdorin aplikacionin kinez për ndarjen e videove TikTok në pajisjet e tyre.

Nëpërmjet një komunikate, Prokurori i Përgjithshëm Mark Dreyfus tha se ai ka autorizuar lëshimin e një udhëzimi të detyrueshëm për të ndaluar aplikacionin kinez në pajisjet e departamenteve dhe të agjencive të Komonuelthit.

“Pas marrjes së këshillave nga agjencitë e inteligjencës dhe sigurisë, sot autorizova sekretarin e Departamentit të Prokurorit të Përgjithshëm për të nxjerrë një udhëzim të detyrueshëm sipas Kornizës së Politikave të Sigurisë Mbrojtëse për të ndaluar aplikacionin TikTok në pajisjet e lëshuara nga departamentet dhe agjencitë e Komonuelthit”, tha Dreyfus.

“Udhëzimi do të hyjë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi Dreyfus.

Prokurori i Përgjithshëm tha se përjashtimet do të jepen vetëm rast pas rasti dhe me masat e duhura të sigurisë.

Australia ishte vendi i fundit në “Five Eyes”, një aleancë e inteligjencës që përfshin Australinë, Kanadanë, Zelandën e Re, MB-në dhe ShBA-në, që ndaloi zyrtarët e tyre të përdorin aplikacionin kinez në pajisjet e tyre profesionale.

Zyrtarët e TikTokut në Australi e quajtën vendimin “zhgënjyes”.

“Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer me këtë vendim. Sipas mendimit tonë, kjo është e nxitur nga politika dhe jo nga fakti,” ABC Neës citoi menaxherin e përgjithshëm të TikTokut në Australi, Lee Hunter.

Related posts

Rrëfimi i viktimës: Isha shtatzënë, më dhunuan në sy të fëmijëve

rezart morina

Moska: Gjermania e përfshirë drejtpërdrejtë në konflikt

rezart morina

OKB: Gati të hetojmë ngjarjen mbi vrasjen e të burgosurve ukrainas të luftës

admin