RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Australia e Jugut përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura deri në 41 gradë

australia-e-jugut-perfshihet-nga-vala-e-te-nxehtit,-temperatura-deri-ne-41-grade

Australia e Jugut është në kulmin e valës së parë të të nxehtit të këtij viti dhe paralajmërimet për temperatura ekstreme janë në fuqi në atë pjesë të vendit, raporton Guardian.

Në Adelaide, temperatura gjatë natës ishte 27.4 gradë Celsius, ndërsa shteti i Victoria kishte natën më të nxehtë në katër vitet e fundit, sipas gazetës britanike.

Mëngjesi i Adelaide solli temperatura prej 38 gradë Celsius dhe paralajmërime për valë të nxehtit u lëshuan në Australinë e Jugut, Viktoria, Tasmania, Uellsi i Ri Jugor dhe pjesë të izoluara të Australisë Perëndimore.

Temperaturat pritet të jenë 8-16 gradë mbi mesataren.

Ndërkohë që gjatë ditës priten temperaturat më të larta ndërmjet 37 dhe 41 gradë Celsius në veri dhe perëndim të Melburnit dhe Viktorias, paralajmërohet edhe ndryshim i motit, i cili do të sjellë reshje shiu me erëra deri në 90 kilometra në orë të mërkurën. /euronews

Related posts

Murati inkurajon komunat: Faleni tatimin në pronë, lehtësojeni barrën e qytetarëve

Muhamet Ramadani

Thirrjet shoviniste të tifozëve serbë konsiderohen dëshmi e politikës serbo-madhe të Vuçiqit

Muhamet Ramadani

“Amerikanët po bëjnë më pak fëmijë”- VOA: Ulja e numrit të lindjeve pjesë e debatit politik në SHBA!

admin