Australia ka rritur nivelin e kërcënimit terrorist nga “me gjasë” në “i mundshëm”, duke cituar një rritje të “pikëpamjeve ekstremiste” në vend që çojnë në një shans më shumë se 50 për qind për planifikimin e një sulmi brenda vendit në 12 muajt e ardhshëm.
Kryeministri Anthony Albanese tha se e mori vendimin pas këshillës nga shërbimet e sigurisë, por theksoi se nuk kishte një kërcënim të menjëhershëm për një sulm.
Mike Burgess, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Australiane të Inteligjencës së Sigurisë, agjencia kryesore e inteligjencës së vendit, tha se tensionet në Lindjen e Mesme, duke përfshirë luftën e Izraelit në Gaza, ishin një faktor kontribuues në rritjen e nivelit të kërcënimit.
“Konflikti ka nxitur pakënaqësi, ka promovuar protesta, ka minuar kohezionin social dhe ka rritur intolerancën,” tha ai.
Situata e këtillë mund të sjellë edhe sulme ndëretnike dhe islamofobike në vend.